Një tifoz i Uellsit  ndërroi jetë të premten, teksa ndodhej në Katar për të ndjekur nga afër skuadrën e zemrës.

Detaje të tjera nuk ka ende, por besohet se Kevin Davies, një 62-vjeçar nga Pembrokeshire, kishte shkuar në Katar së bashku me djalin e tij dhe disa miq.Sipas BBC Wales, gjithçka ka ndodhur të premten për shkaqe natyrale.

Ambasada e tifozëve të Uellsit njoftoi: “Për fat të keq ne kemi humbur një nga tifozët dje në Katar, ngushëllimet tona të sinqerta shkojnë për djalin e tij këtu në Doha dhe familjen e tij në Uells. U preftë në paqe”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: