Një ngjarje e rëndë është shënuar mbrëmjen e sotme në fshatin Palaq të komunës së Prezës.

Policia konstatoi se një i moshuar me inicialet M.T., 74 vjeç u gjet i mbytur në një rezervuar.

Sipas familjarëve, dyshohet se ky shtetas kishte shkuar për t’u freskuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune.

Policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Policisë

Më datë 30.06.2021, është njoftuar salla operative se në fshatin Palaq, Preze, është  konstatuar i mbytur në një rezervuar shtetasi M. T., 74 vjeç.

Nga veprimet e para hetimore nuk janë konstatuar shenja dhune dhe nga deklarimet e familjarëve dyshohet se ky shtetas ka hyrë për tu freskuar në rezervuar dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb