Një grua rreth 55 vjeçe nga bashkia Klos në Mat prej 24 orësh ka humbur kontaktet me familjen. Familjarët kanë bërë denoncimin në polici për zhdukjen e 55-vjeçares me iniciale D.M. por ende nuk ka informacione për vendndodhjen e saj.

Mësohet se gruaja e larguar nga banesa ishte e martuar në Lushnje por kishte ardhur te prindërit për festën e Vitit të Ri. 55-vjeçarja dyshohet se vuante nga depresioni.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb