Aktori i njohur turk Kivanç Tatlitug një javë më parë u dërgua në spital pas dyshimeve se ishte prekur nga koronavirusi. Aktori i cili ishte vetëkarantinuar me bashkëshorten e tij në shtëpi, kishte temperaturë dhe kollë.

Atij iu bë testi i cili rezultoi negativ, por mjekët zbuluan se Kivanç kishte pneumoni në një zonë të mushkërive. Aktori qëndroi i shtruar në spital nën kujdesin e mjekëve për një javë.

Sipas mediave turke, mbrëmë në mesnatë Kivanç ka lënë spitalin dhe është larguar fshehurazi për të mos u fotografuar nga paparacët.

Mediat raportojnë se aktori është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është rikthyer në shtëpi me bashkëshorten e tij.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: