Wanda Nara dhe Mauro Icardi duket se kanë bërë paqe. Kështu të paktën duket në rrjete sociale nga postimet e fundit të publikuar nga dyshja.

Mediat e huaja shkruajnë se paqja mes dyshes është arritur me një kosto për Icardin, i cili është detyruar të tregojë të gjithë marrëdhënien e tij me aktoren Eugenia Suarez.

Mësohet se sulmuesi i ka raportuar Wanda Narës se me Eugenian vetëm është puthur, sepse ajo dyshonte se kishte COVID-19.

“Icardi tha se me China vetëm janë puthur, sepse ajo kishte temperaturë, – zbuloi Yanina Latorre. – Sidoqoftë, nëse dikush ka Covid-19, mjafton një puthje për ta transmetuar. Ajo kishte temperaturë dhe nuk mund të largohej, Icardi qëndroi me të sepse kishte ardhur tashmë në Paris. Ky është versioni i Maurito”.

Gjithashtu, sipas programit televiziv “Los ángeles de la mañana”, Wanda do të ishte inatosur pikërisht sepse ish-sulmuesi i Interit i tha asaj se kishte shkuar në hotel vetëm për të mos e lënë China Suarez në baltë. “E gjitha kjo ka ndodhur vetëm sepse Icardi është budalla”, – përfundoi Latorre.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: