DURRËS

Policia e Durrësit ka vendosur në pranga 2 persona, njëri prej të cilëve ishte i shpallur në kërkim.

Mësohet se është arrestuar në Rinas, Bujar Hoxha, 26 vjeç, pasi është dënuar me 2 vite burgim.

Gjithashtu në pranga është vendosur edhe 49-vjeçari, M. D., pasi është konstatuar duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur. Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i Policisë:

Durrës

Vihen në pranga 2 shtetas, njëri prej tyre i shpallur në kërkim.

Nga specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Kufitare Rinas, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit në kërkim Bujar Hoxha, 26 vjeç, banues në Durrës, të cilin Gjykata e Shkallës së Parë Durrës, më datë 21.10.2021, e ka dënuar me 2 vite burgim për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi ka shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor arrestuan në flagrancë për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”, shtetasin M. D., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

Materialet kaluan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb