VLORË

Policia e Vlorës ka proceduar një 44-vjeçar gjatë kontrolleve në kuadër të operacionit “Bregdeti ynë”.

Gjatë ditës së djeshme, në vijim të fazës së dytë të operacionit “Bregdeti ynë”, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë u procedua penalisht shtetasi D. K., 44 vjeç, banues në Vlorë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në plazhin e Zvërnecit, Vlorë, u konstatua se ky shtetas kishte zënë hapësirën publike duke vendosur 90 shezlongë dhe 45 çadra pa lejen e organeve kompetente.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb