Kit Harington pësoi një rraskapitje nervore nga “Game of Thrones”: vetë aktori, i cili luajti rolin e Jon Snow në këtë film, e tha këtë për “Hollywood Reporter”.

Harington vuri në dukje se natyra e dhunshme, intensive dhe emocionale e serialit i shkaktoi atij një lodhje nervore në realitet.

“Pata probleme mendore pas The Throne dhe, të jem i sinqertë, edhe gjatë fundit të tij. Mendoj se ato duhet të kenë pasur lidhje me natyrën e filmit dhe atë që kam bërë për vite të tëra”, tha Harington.

Kjo është arsyeja edhe e vendimit të tij për të marrë një pushim dhe për t’u përqëndruar te vetvetja.

Në maj 2019, që përkon me përfundimin e seriallit Games of Thrones, Harington u shtrua në një qendër të shëndetit mendor.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb