Ajo që nisi si një ngjarje e nderuar u kthye në një zbulim të pakëndshëm nga Duran Duran, një nga grupet më të dashura të të gjitha kohërave. Në ceremoninë e Rock and Roll Hall of Fame, e cila u zhvillua të shtunën më 5 nëntor në Los Angeles, kitaristi i tyre njoftoi se vuan nga kanceri metastatik i prostatës në fazën 4.

“Katër vjet më parë, unë u diagnostikova me kancer metastatik të prostatës”, tha Andy Taylor, 61 vjeç, në një fjalim televiziv pasi nuk ishte në gjendje të merrte pjesë. “Shumë familje e kanë përjetuar këtë sëmundje të ngadaltë dhe natyrisht, ne nuk bëjmë përjashtim. Flas nga perspektiva e një njeriu të familjes, por me përulësi të thellë e ndaj këtë lajm me fansat më të mëdhenj që mund të ketë një grup.

»Më vjen shumë keq tani dhe jam tmerrësisht i zhgënjyer që nuk mund të isha atje. Të jeni të sigurt se e prisja me padurim, madje kisha blerë një kitarë të re me tremolon e nevojshme! Jam shumë krenar për katër vëllezërit e mi. Jam i mahnitur nga qëndrueshmëria e tyre dhe jam veçanërisht i lumtur për çmimin. Dyshova shumë herë se do të vinte kjo ditë, por jam i emocionuar që e kam jetuar.”

Ai shtoi se ka mjekë dhe trajtimet më të mira që deri vonë e kanë lejuar të vazhdojë të lëvizë.“Megjithëse gjendja ime aktuale nuk është menjëherë kërcënuese për jetën, kjo është sëmundje që nuk ka shërim.

  • foto galeri
  • foto galeri

»Deri para pak kohësh isha mirë, me një trajtim të sofistikuar që rrit jetëgjatësinë, deri para një jave dhe pavarësisht përpjekjeve të shkëlqyera të ekipit tim, duhet të jem i sinqertë që, fizikisht dhe psikologjikisht, arrita kufijtë e mi..”

“Megjithatë, asnjë nga këto nuk ka nevojë dhe nuk duhet të na shpërqendrojë nga ajo që ky grup ka arritur (me ose pa mua) dhe vazhdon të arrijë për 44 vjet. Ne kishim një jetë të privilegjuar dhe ishim pak të shkujdesur, por vërtet të mirë, dhe me plot ide për të ofruar. Por, siç e kam thënë shumë herë, kur ndjen atë frymë kolektive, instinktive, të sjellshme krijimtarie të kombinuar me ambicie dhe je i shoqëruar nga një turmë super e lezetshme fansash, çfarë mund të shkojë keq? ».

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb