Simon Kjaer ka mbërritur në Milano. Mbrojtësi danez ka nisur vizitat mjekësore në klinikën “La Madonnina” përpara se të hedhe të zezën mbi të bardhë. Klubi kuqezi ka gjetur akordin me Atalantën dhe Seviljen për të blerë ish-lojtarin e Palermos dhe të Romës, i cili do të zërë vendin e Kaldarasë së larguar drejt Bergamos.

Mbrojtësi 30-vjeçar ka luajtur vetëm gjashtë ndeshje në aventurën e tij në gjysmën e parë të sezonit tek Atalanta, pasi Gasperini nuk e konsideronte zgjedhje të parë. Kështu në pak ditë Atalanta dhe Milani gjetën akordin mes tyre duke çuar në Bergamo në formë huazimi me të drejtë blerjeje prej 15 milionë eurosh Kaldaran dhe në Milano Kjaerin.

Ndërkohë Pepe Reina do iki në huazim tek Aston Vila, ndërsa në vend të tij do të vijë Asmir Begoviç nga Karabagu.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: