I ftuar në studion e emisionit “Qatar N’24” të moderatores Enxhi Biba, trajneri i Kombëtares Shpresa, Alban Bushi, bëri një analizë për duelet e luajtura ditën e sotme, teksa u ndal te Argjentina e Mesit, ndër të tjera Bushi u shpreh:

“Polonia është nga ekipet që nuk duhet të ishte në Botëror. Atë lojë nuk e ka bërë as Katari. Kërkoi të mos hante golin e tretë. Ishte e dobët për të qenë në Botëror. E kemi në grup për ndeshjet e ardhshme. Duhet të bënte diçka më shumë. Levandovski u la vetëm në sulm. Argjentina bëri pak panik kur nuk po shënonte. Por ja doli mirë. Argjentina është shumë e rrezikshme.

Franca është komplet tjetër, por Argjentinës duhet t’ia kesh frikën. Akunjën nuk po e kuptoja, mendoja se ishte sulmues i majtë. Luajti shumë bukur, trajneri ndryshoi. Skaloni sot ka bërë shumë mirë. Loja ishte shumë e bukur, edhe pse kundërshtari duhet pranuar që është shumë dobët.

Kjo është Argjentina e vërtetë. Mesi nuk është se më pëlqeu, është në perëndimin e tij. Kur e krahason me Vincius, Mbape, balancat shkojnë nga ata. Pjesën e parë nuk po dilte te loja e vetë”, u shpreh Bushi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb