SHBA

Që nga darka e Lewis Hamilton dhe Shakirës para 1 muaji, në media kanë qarkulluar fjalë se mes dyshes egziston diçka më shumë se miqësi.
Tashmë, thashethemet për këngëtarën dhe pilotit janë rikthyer pasi u panë sërish në një darkë pas Çmimit të Madh të Spanjës të dielën.

Shakira ishte në Barcelonë të mërkurën me fëmijët e saj Sasha dhe Milan dhe përfitoi nga vizita për të shijuar spektaklin e çmimit të Madh të Spanjës të zhvilluar në Katalonjë, ku Hamilton mori pjesë.

Mbrëmjen e së dielës në rrjetet sociale qarkulluan foto të kolumbianes së bashku me britanikun në një restorant në Barcelonë. Ata nuk ishin vetëm, pasi në darkë morën pjesë edhe muzikanti dhe producenti kanadez Daniel Caesar, kantautori sudanez Mustafa dhe modelja nga Emiratet Fai Khadra, një mikeshë e ngushtë e Kendall Jenner.

Marrëdhënia mes Shakirës dhe Hamiltonit është, një marrëdhënie e shkëlqyer miqësie, sipas mediave, por britaniku tashmë e ka pranuar së fundmi se ka qenë shumë entuziast për dëshirën e të pasurit një të dashur ‘latine’.

  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb