Sali Ramadani, xhaxhai i katër anëtarëve të familjes, që humbën jetën dje në aksidentin që ndodhi në Koshare të Ferizajt, deklaroi i prekur se kjo familje u shua dhe se dera e shtëpisë së tyre është mbyllur përgjithmonë.

Për Klan Kosova ai po ashtu u shpreh se janë në bisedime për ta falur personin që e shkaktoi aksidentin, duke thënë se janë të interesuar për të bërë mirë dhe se ai nuk ka faj, ndonëse as viktimat nuk kanë pasur asnjë faj.

“Boll zor se e ka tranu familjen, se katër pula me i qit poshtë, e lëre më katër njerëz. Mirëpo ka ndodhur, çka të bëjmë. Kemi bërë bisedime dhe ishalla bëhet mirë. Nuk jemi të interesuar t’i bëjmë keq se prej së keqes nuk ka asgjë të mirë. Mendojmë me bë mirë, kemi bërë bisedime. Ai zotëri s’ka faj që na ka mbyt, por edhe ne s’kemi faj, ndodhin këto gjëra. S’ka më fëmijë të tjerë të kësaj familjeje. Kjo derë u mbyll”, deklaroi i përlotur Ramadani.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb