Gazetarja dhe moderatorja e News 24, Ola Bruko feston sot ditëlindjen. Me një foto të buzëqeshur ashtu siç e shohim çdo ditë në ekranin më të ndjekur nga të gjithë shqiptarët News 24, Ola ka bërë një urim për ditëlindjes e saj të 41-të.

Moderatorja zbulon se kjo ditëlindje e gjen me zemrën plotë si nga ana personale ashtu edhe ajo profesionale. Ndër të tjera Ola ka edhe një mesazh për të gjithë ata njerëz që e njohin ose jo, të cilët nga keqdashësia e tyre i kanë bërë gjyqin publik pa e ditur të vërtetën e jetës së saj.

“Kjo ditëlindje veç te tjerash me gjen te habitur dhe gati gati të shokuar nga keqdashësia e njerëzve (te njohur e te panjohur), qe zgjedhin të të bëjnë gjyqin publik, aty ulur nga kolltuku i tyre i vyshkyr e plot mëkate pa e ditur te vërtetën e jetës tende. Me keq akoma kur edhe e dine por serish hedhin helm, sepse kjo mesa duket iu largon dhimbjen nga e vërteta e tyre!”-shkruan gazetarja e njohur.

POSTIMI I PLOTE

“Sot eshte ditelindja ime e 41😁
E prita edhe kete pervjetor si gjithmone me shume gezim dhe dashuri. E kam dashur dhe e dua shume ditelindjen time, sepse ka feste e buzeqeshje me shumice nga te gjithe, madje edhe nga ata qe me mundim vene buzen ne gaz e te thone
“U befsh 100 vjeç!” 😁🤣

Kjo ditelindje me gjen me zemren plot, sepse kam dy femije si drita qe me bejne krenare perdite e une lutem qe Zoti t’i mbroje nga çdo e keqe apo padrejtesi.

Me gjen te ngarkuar gjithashtu si gjithmone me angazhimet e mia ne punen qe dua dhe perpiqem ta bej sa me mire per t’i sherbyer publikut tim me vertetesi.

Kjo ditelindje veç te tjerash me gjen te habitur dhe gati gati te shokuar nga keqdashesia e njerezve (te njohur e te panjohur), qe zgjedhin te te bejne gjyqin publik, aty ulur nga kolltuku i tyre i vyshkyr e plot mekate pa e ditur te verteten e jetes tende. Me keq akoma kur edhe e dine por serish hedhin helm, sepse kjo mesa duket iu largon dhimbjen nga e verteta e tyre!
Por kjo kategori njerezish nuk mund te me demtoje. Ne kete bote te gjithe jemi kalimtare dhe hesapet do i lajme te gjithe tjeterkund!

Une kam jetuar me parime strikte, te cilat nuk i thyej per asnje motiv, vazhdoj te besoj fort tek ato dhe per kete jam krenare.
Edhe pse ndershmeria dhe besnikeria nuk shihen me si virtyte por si dobesi, une do vazhdoj te jetoj njesoj dhe keto virtyte sigurisht do vazhdoj t’ua percjell edhe femijeve te mi.

U befsha 100 vjeç o Zot! Se pari per veten time e se dyti per femijet e mi!”-shkruan Ola nw Instagramin e saj.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: