Kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka përshëndetur qëndrimin e sekretarit amerikan të Shtetit, Mike Pompeo për mesazhet e tij në Forumin Ballkanik kundër Anti-Semitizmit.

Teksa ka shpërndarë mesazhin në Twitter të Pompeos, Balla thekson se ruajtja e hebrenjve nga nazistët ishte një çështje nderi kombëtar. Duke qëndruar në këtë linjë Balla thekson se kjo do të thotë të jesh shqiptar.

“Faleminderit Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo për mesazhin tuaj në Forumin Ballkanik kundër Anti-Semitizmit. Ruajtja e hebrenjve nga tmerret e nazizmit nuk ishte thjesht një akt i jashtëzakonshëm heroizmi gjatë Luftës së Dytë Botërore, por një çështje e nderit kombëtar, duke qëndruar në këmbë për atë që do të thotë të jesh shqiptar!”, shkruan Balla.


(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb