Menjëherë sapo është betuar si president, Donald Trump ka mbajtur një fjalim përpara të pranishmëve. Ai tha se audienca e sotme është më e bukura që ka parë në jetën e tij.
Trump lavdëroi zv presidentin e Amerikës JD Vance, duke thënë se ai është një person i zgjuar. Trump falënderoi edhe bashkëpunëtorët e tjerë, duke thënë se ndihet i lumtur për bashkëpunimin me ta.
Donald Trump: Po shikoja një ditë plot diell dhe jashtë ishte tepër ftohtë. Kjo audiencë është më e bukura përpara së cilës kam folur. Ju dukeni shumë më mirë se audienca e kaluar dhe ju dua fort. E kam mbështetur JD Vance si senator në Ohio, është shumë i zgjuar, më i zgjuar se ai ishte vetëm bashkëshortja e tij. Është çift i bukur.
Ai u përball menjëherë me lajme të rreme, por ia mori dorën shpejt. Mike Johnson ka bërë një punë të jashtëzakonshme, ka qenë me ne që në fillime. Bashkëpunëtorët e mi kanë bërë një punë të jashtëzakonshme. Janë veprimet ato që kanë rëndësi, jo fjalët.
(Balkanweb)