Dëshira e tyre ishte të vdisnin sëbashku. Dhe ashtu ndodhi, Jeanette Toczko, 96 vjec dhe bashkëshorti i saj 95 vjec, Alexander Toczko u shuan brenda pak orësh në krahët e njëri-tjetrit.

Cifti ishte i martuar prej 75 vitesh, por lidhja mes tyre kishte nisur që kur të dy ata ishin fëmijë rreth 8 vjec. Ditët e fundit cifti qëndroi bashkë në një krevat.

Vajza e ciftit, Aimee Toczko-Cushman tregon sesi i tregoi nënës se babai, burri që ajo po mbante pushtuar në krahë e la. “I thanë nënës se ai iku, na la. Ajo psherëtiu, e pushtoi dhe i tha, ‘kjo ishte ajo që doje. Ti vdiqe në krahët e mi. Të dua, më prit, do vij dhe unë së shpejti”.

Dhe kështu ndodhi, dhe ajo dha frymën e fundit pranë të shoqit. Cifti ishin fëmijë të emigrantëve polakë që kishin emigruar në Kaliforni, konkretisht në San Diego. Ata u martuan të rinj dhe patën 5 fëmijë. Ata u gëzuan duke parë sesi rriteshin 10 nipër dhe mbesa si dhe arritën të shihnin teksa rriteshin dhe 6 stërnipër e stërmbesa.

(d.b/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: