Një nga dietat më të mira për uljen e tensionit është e ashtuquajtura dieta DASH.

Një nga hapat që mjeku juaj mund t’ju rekomandojë për të ulur tensionin e lartë të gjakut është fillimi i përdorimi i dietës DASH.

Dieta DASH do të thotë qasje dietike për të ndaluar hipertensionin (Dietary Approaches to Stop Hypertension). Dieta është e thjeshtë:

1 – Hani më shumë fruta, perime dhe ushqime me pak yndyrë
2 – Shmangni ushqimet që janë të pasura me yndyrë kolesterol dhe yndyrna të këqija
3 – Konsumoni më shumë peshk, drithëra e arra
4 – Limitoni kripërat, ëmbëlsirat, pijet me sheqer dhe mishin e kuq

Në studimet e bëra, njerëzit që përdornin dietën DASH, ulnin presionin e gjakut brenda dy javëve. Dieta DASH është shpallur për vitin e gjashtë radhazi më e mirë në renditjen e përvitshme të dietave nga U.S. News & World Report.

(e.f/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: