Më herët gjatë ditës së sotme, kryeministrja e Estonisë, Kaja Kallas , u bëri thirrje qytetarëve të saj të shihnin me kujdes atë që ka ndodhur në qytetet e çliruara ukrainase, referuar edhe rastit të qytetit Izium, të çliruar së fundmi.

Kjo është fytyra e pushtimit rus: qytetet të kthyera në varreza masive. Ukraina e ka përdorur ndihmën tonë ushtarake me aftësi dhe vendosmëri. Ukraina mund të fitojë nëse ne vazhdojmë t’i mbështesim”, ka deklaruar ajo.

Agjensia e lajmeve Reuters, ka raportuar sot se shumë trupa në një vend varrimi masiv në Izyum janë gjetur me litar rreth qafës dhe duar të lidhura.

Një zonë me 440 trupa të tjerë u zbulua dje brenda qytetit, i cili më parë ishte një bastion i Rusisë.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb