Paris Hilton ka një gardërobë për t’u pasur zili dhe kjo s’është për t’u çuditur. Por e dini cili është shpenzimi më i madh që trashëgimtarja e famshme ka bërë? Në një intervistë për Elle, ku tregonte gardërobën saj, Paris tregoi se blerja më e shtrenjtë që ka bërë deri më tani, është një çantë rozë e personalizuar Hermès Birkin e mbuluar me kristale.

“Shpenzimi im më i madh, kjo është një çantë Birkin e bërë me porosi,” tha ajo, duke mbajtur lart çantën e rrallë në ngjyrë rozë. “Unë e dua Hermès dhe e dua këtë çantë. Nëse do të isha një çantë, kjo do të isha unë.”

Çanta është e mbuluar me mbi 60,000 kristale Swarovski, me pesë madhësi të ndryshme kristalesh, të gjitha të aplikuara nga një zejtar. Atij iu deshën 60 orë për t’i vënë.

Paris tha se nuk e mbante mend sa kushtoi, megjithatë, mendohet se vlera e çantës ka qenë 65,000 dollarë kur ajo e bleu në vitin 2018.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: