Fëmijët e Princit Harry dhe Meghan Markle do të rriten duke ditur shumë për gjyshen e tyre, Princeshën Diana.

Në një moment të ëmbël të shfaqur në episodin e parë të dokumentarit “Harry & Meghan”, Meghan Markle flet me djalin e saj teksa ata shikojnë një foto të Princeshës Diana.

“Kush është kjo?” pyet Meghan me Archie-n e vogël dhe më pas foshnja, shfaqet duke prekur kornizën e fotografive të realizuar nga Patrick Demarchelier. “Përshëndetje gjyshe. Kjo është gjyshja Diana”, dëgjohet të thotë Meghan.

Pak kohë më parë, në dokumentarin “The me you can’t see”, Princi Harry kishte zbuluar se Meghan Markle kishte vendosur një foto të Princeshës Diana në dhomën e Archie-t të vogël në shtëpinë e tyre në Kaliforni.

“Ne kemi një foto të saj në dhomën e tij të gjumit dhe gjyshe ishte një nga fjalët e para që Archie tha, pas “mami” dhe “babi”, kishte thënë ai në dokumentarin që u shfaq në maj 2021 nga Apple. “Është gjëja më e ëmbël, por në të njëjtën kohë më trishton shumë sepse ajo duhet të ishte këtu mes nesh”, thote Harry në dokumentar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: