Deputeti i PS, Bashkim Fino e ka konsideruar COVID-19 si luftën e lll-të botërore. Fino i ftuar në emisionin ”Kjo Javë” të Nisida Tufës në News24 është shprehur se që të dalim të fituar nga kjo luftë dhe të jetojmë gjatë duhet fillimisht vetëndërgjegjësimi dhe më pas respektimi i masave të vendosura nga qeveria të konsultuara me ekspertët.

”Vështrim i përgjitshëm mbi situatën e koronavirusit, ka kaluar 1 muaj, ditët e fundit duket si një situatë e përmirësuar?

Kjo është natyrisht një pandemi globale që ka pushtuar gjithë botën. Mendoj se në këto ditë të fundit Shqipëria le të themi sipas të dhënave të ekspertëve është e qëndrueshme, por jo drejt fundit, është drejt uljet. Duhet kujdes. Doja të vlerësoja punën e gjithë stafit mjekësor, stafit teknik por edhe të qeverisë dhe gjithë qytetarëve që i janë përjgigjur thirrjeve të ndërmarra nga qeveria dhe diktuara nga stafi teknik dhe vijojnë ditë mbas dite me të gjitha mundësitë për të pasqyruar realitetin.
është një luftë e padukshme siç e kanë thënë shumë udhëheqës botërorë. Nuk e ke përballë armikun dhe masat e ndërmarra janë pozitive dhe kanë dhënë efekt pozitiv në vendin tonë me shifrat që ju ëprditësoni 23 viktima dhe 200 të shëruar. Testet janë bërë rreth 3 644 njerëz. Janë të dhëna optimiste. Por po t’i krahasosh me Europën dhe BE shifrat janë katastrofike.

”Jemi në kohë lufte”, jeni dakort me këtë ide?
Term i gjetur, jam dakort. Edhe hsumë udhëheqës në botë e përdorin dhe ja jemi në luftën e lll botërore. Luftë e pabarabartë dhe e padukshme. COVID-19 ka qëllim të marrë jetë njerëzish dhe gjitha vendet duhet të marrin masa.
Virus që e gjeti botën të papërgatitur dhe kur gjen vende shumë të zhvilluara si SHBA, dhe të papëgatitura si Shqipëria. Të gjitha masat janë marrë dhe duhen zbatuar me rigorozitet. është luftë e padukshme. Duhet të jemi të kujdesshëm në familje nga ato që na thonë specialistët. Duhet të vetëndërgjegjësohemi nëse duam të jetojmë gjatë.”- tha Bashkim Fino./

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb