KINE – Një reklamë me kuptim të dukshëm racist ka ngjallur reagime të shumta në Kinë dhe në të gjithë botën. Reklama e një detergjenti është cilësuar e trupshme, pasi ka përdorur një njeri me ngjyrë që zbardhet pasi lahet.

Në pamje duket një djalë me ngjyrë dhe një vajzë kineze po flirtojnë, por teksa ai afrohet t’i japë një puthje, ajo i fut një kapsulë detergjenti në gojë e më pas e shtyn në lavatriçe.

Më pas vajza ndez makinën larëse prej nga dëgjohen ulërimat e djalit, dhe në fund të procesit larës nga lavatriçja, në vend të djalit me ngjyrë, del një djalë i pashëm kinez, i veshur me një bluzë pambuku në ngjyrë të bardhë dhe mjaft të pastër.


(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: