Deputeti Myslim Murrizi, duke folur në parlament për ndryshimet kushtetuese për Kodin Zgjedhor, deklaroi se Damian Gjiknuri dhe Oerd Bylykbashi janë duke bashkëpunuar për interesa të tyre, kundër votës së shqiptarëve.

“Damian, edhe pse ke punuar në SHIK, lexoje si deputet. Ke stisur prag kombëtar bashkë me vëllanë tënd në Këshillin Politik. Ndryshuat nenet për koalicionet. Kjo është rregullorja e Damian Bylykbashi. Me këtë formulë, askush nuk del deputet i pavarur, por duhet të ketë miq që të plotësojë 3 përqind të votave”, tha Murrizi.

Mysliim Murrizi theksoi se me këtë sistem zgjedhor të propozuar, nuk pyetët për votën e qytetarëve, por janë kryetarët e partive ata që vendosin për çdo gjë.

“Jam pro rezolutës për hapjen e negociatave në BE. Për 30 vjet, në këtë sallë janë ulur më shumë se 1000 deputetë dhe deputete. Për 30 vjet, politika nuk ka dashur që Shqipëria të hyjë në BE. Kjo sallë është përçmuar dhe sharë e denigruar, për hatër të 60 individëve dukemi të gjithë hajdutë, tinzarë, të gjithë të paburra që lëpihemi pas të parit të partisë. Bëjnë sikur iu djeg xhani pse Shqipër4ia nuk po hyn në Europë. Kanë dashur të livadhisin larg rregullave që përcakton Europa. Me këtë sistem zgjedhor, nuk pyetet për votën e qytetarëve”, u shpreh Murrizi.

(d.xh/ balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb