Rinovimi i Zltan Ibrahimohic me Milan duket thjeshtë çështje kohe, të gjithë janë të bindur në këtë pikë, edhe vetë drejtori i deleguar, Ivan Gazidis: “Absolutisht gjithçka është e mundur. Realiteti është që kjo sfidë për Ibrën është sfida më e madhe, me e bukura dhe me romantikja në karrierën e tij. Ai ndjen emocione për këtë klub. Ibra mund të tërhiqet edhe nesër nga futbolli, ka bërë gjithçka, por kjo sfidë për të është e veçantë. Të udhëheq këtë grup në beteja të reja i dhuron emocion, mendoj se ai e ndjen këtë sfidë.

9. Ibrahimovic Mund Te Qendroje, Sulmuesi Ben Ulje Per Milanin
9. Ibrahimovic Mund Te Qendroje, Sulmuesi Ben Ulje Per Milanin

A mund të rinovojë Ibra? Përse jo”, u shpreh Gazidis duke u ndalur më pas tek dy titullarë të tjerë, Calhanoglu dhe Donnarumma: “Dëshirojë që ata të qëndrojë këtu. Janë të rëndësishëm për këtë skuadër, po bëjmë gjithçka është e mundur për të arritur tek rinovimi. Gigio e Hakan janë njerëz të mëdhenj dhe profesionistë të mëdhenj. Do të bëjmë gjithçka është e mundur, por do të respektojmë edhe dëshirën e lojtarëve. Kam besim se do të gjejmë një akord”, u shpreh drejtori i deleguar i Milan.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb