Gazetarja Dorjana Bezat ka siguruar për “BalkanWeb” një kopje të një njoftimi, që u dorëzohet personave, të cilëve iu sekuestrohet pasuria në kushte emergjence, në rast se ka dyshime se ajo është vendosur nga veprimtaria kriminale dhe mund të tjetërsohet.

Njoftimi i referohet nenit 19 të aktit normative, të hyrë në fuqi në 1 shkurt, dhe mban emrin e subjektit, adresën e tij, si dhe të dhënat për muajin, datën dhe orën e dorëzimit të njoftimit.

Subjekti i këtij akti normative vihet në dijeni se pasuria e tij sekuestrohet me urdhër të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, si masë parandaluese, në kuadër të forcimit të luftës kundër terrorizmit, krimit të organizuar, krimeve të rënda dhe konsolidimit të rendit dhe sigurisë publike.

Shkresa shoqërohet edhe me një procesverbal, ku listohen gjithë pasuritë e sekuestruara. Subjekti njoftohet se pasuritë e sekuestruara do t’i dorëzohen Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara, sipas legjislacionit në fuqi.

Këtë shkresë e ka marrë deri më tani Altin Hajri, si edhe 6 persona në Shkodër, të cilët dyshohet se janë të implikuar në rrëmbimin dhe vrasjen e Jan Prengës, e për pasojë “Forca e Ligjit” iu sekuestroi ditën e djeshme të gjitha pasuritë, që nga vilat me pishina, makinat luksoze, biznese të tjera dhe sipërfaqe toke.

  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb