Ish-presidenti Barack Obama dhe zonja e tij Michelle Obama kanë blerë një shtëpi me shtatë dhoma gjumi, në Masaçuset, dhe çmimi i paguar për këtë pronë prej 29 hektarësh ishte 11,75 milion dollarë, tregojnë të dhënat publike.

Shtëpia kushtoi 3 milionë dollarë më pak se çmimi fillestar për pronën prej 7 000 metrash katrore.

Obama ka vite që është aktiv në këtë zonë, por ata nuk janë të vetmit politikanë që adhurojnë zonën bregdetare të Anglisë së Re.

Familja Clinton ka kaluar disa kohë atje, po ashtu edhe senatori John Kerry bleu një shtëpi në vitin 2017.

Në këtë zonë gjendet edhe ”Red Gate Farm”, ish-pasuria e Jacqueline Kennedy Onassis.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: