Analisti Fatos Lubonja i ftuar në studion e emisionit “Real Story” në “News 24” u shpreh se në tragjedinë  Durrësit duhet të bëhet një analizë e thellë e gabimeve njerëzore.

Lubonja u shpreh se duhen parë si janë dhënë koncesionet, duhet parë se kujt i janë dhënë lejet e ndërtimit etj., ashtu siç ndodhi në tërmetin që ra në Xhenova të Italisë, ku pas goditjes u bë një analizë e thellë dhe u nxorën përgjegjësitë.

“Një gjë është tragjedia nga Zoti a natyra, por ka edhe tragjedi njerëzore. Nuk mund të bëjmë dot analizën e pllakave tektonike, por mund të bëjmë analizën njerëzore. Për shembull në Xhenova kur ra tërmeti, u pa edhe koncesioni. Lind problemi  edhe tek ne çfarë problemesh kemi bërë. Konfliktet e interesit të hapur duhen parë mirë.

Ne këtu duhet të bëjmë edhe analizën e përgjithshme, mos të merremi me raste sporadike. Këtu është problemi si i kemi ngritur institucionet e pavarura, që të kontrollojnë njëri-tjetrin. Pra tragjedia e Durrësit duhet parë me kush ka dhënë lejet e ndërtimeve. Nuk mund t’ia japësh dot lejen një trafikanti, por një njeriu tamam. Kjo sepse një trafikant që ka shpërndarë drogë nuk e ka problem edhe të ndryshojë betonin. Duhet parë mbi çfarë është ngritur kjo ekonomi që na shkaktoi këtë dramë. Rama tallej me Veliajn në një kohë që jemi në këtë situatë e nuk mund të sillesh dot kështu me shqiptarët”, deklaroi Lubonja.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb