Ish-kapiteni i Kombëtares shqiptare, Igli Tare, sot në rolin e drejtorit sportiv të Lazios, në një lidhje për “Sport News” të moderatores Enxhi Biba, e shpreh optimist për ekipin shqiptar kombëtar.

“Më pëlqen shpirti i garës i kuqezinjve, ka grintë dhe kjo është dukur në të gjitha ndeshjet e fundit. Edhe pse humbën 4-1 me Poloninë, djemtë luajtën futboll, treguan dëshirë për të ndryshuar rezultatin dhe nuk u demoralizuan.

Ekipi kombëtar krijon volum loje, edhe raste shënimi, por finalizimi mbetet një problem. Skuadrat e mëdha nuk të falin, prandaj duhet të jenë më konkretë. Gjithsesi, të paktën në tri ndeshjet e fundit, të gjithë treguan se e ndjejnë fanellën e Kombëtares.

Përveç lojtarëve stabël të konfirmuar, por bie në sy Armando Broja. Për mua është shumë i mirë. Por sytë duhet të jenë edhe nga Ernest Muçi, një djalosh që po bën mirë dhe nuk ishte rastësi që e mori Legia.

Unë flas Rejan, shkëmbej mendime me të. Jap opionin tim, si e shoh unë ndeshjen. E bëjmë këtë pas thuajse çdo sfide të Kombëtares. Është trajner i mirë dhe me mjaft eksperiencë.

Mendoj se ka ndërtuar një grup, që premton për gjatë. Ky brez futbollistësh ka shanset të bëjë historinë. E them me bindje këtë duke parë moshën e lojtarëve dhe egon e tyre. Personalisht, nuk do të habitesha nëse marrin vendin e dytë në grup” – u shpreh ndër të tjera Igli Tare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb