Kreu i PD-së Sali Berisha merr pjesë sot në një bashkëbisedim të organizuar nga Fronti për Shpëtimin e Shqipërisë me aktivistë e kritikë të qeverisë.

Berisha tha se kjo lëvizje, inaugurohet me protestën e 7 korrikut dhe finalizohet me shpëtimin e Shqipërisë nga një regjim.

“Ju falënderoj për praninë tuaj sot në këtë sallë, prani që dëshmon vendosmërinë e përbashkët për t’u angazhuar në një lëvizje, e cila inaugurohet me protestën e 7 korrikut dhe finalizohet me shpëtimin e Shqipërisë nga një regjim, nga një qeveri e cila në mënyrë absolute siç e shikoni në çdo vendim, në çdo akt dëshmon një mosndjeshmëri të plotë ndaj interesave të qytetarëve shqiptarë. Një qeveri e cila sikur nuk është një qeveri që përpiqet të zgjidhë, t’u japë përgjigje problemeve madhore të qytetarëve të vendit dhe vendit në tërësi, por një qeveri e cila me vendimet e saj ngushton çdo ditë e më shumë lakun në qafën e qytetarëve tanë. një qeveri e cila në rrafshin atdhetar, në rrafshin shqiptar vendos për t’i thënë jo, ose po ftesës për në Bruksel duke mos përfillur as një institucion shqiptar, as presidencën, as parlamentin, por na informon se u lidha me Aleksandër Vuçiç”, deklaroi Berisha.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb