Trajneri i Kroacisë, Zlatko Dalic është shfaqur tejet i lumtur, pas fitores së medaljes së Bronztë në Botërorin e Katarit.

“Kjo medalje është një bronz me reflektime të arta. Ne fituam një lojë të vështirë, ishte e mrekullueshme. Kjo është një medalje për Kroacinë dhe për të gjithë popullin kroat. Për të gjithë ata që na duan në rajon dhe në botë. Vërtetë fantastike, ne fituam dy medalje në dy Kupa Bote, më duhet t’u them urime të mëdha lojtarëve të mi.

Do të doja t’ia dedikoja këtë fitore një njeriu që filloi gjithçka, pikërisht Miroslav Ćiro Blažević. Shef, kjo është për ty, kjo është medalja jote, unë mund të fitoj pesë medalje, por ti je trajneri i të gjithë trajnerëve. Pak prisnin që 18 lojtarë të rinj, katër nga liga kroate, të bënin këtë gjë. Për mua kjo medalje bronzi është e artë, ta fitosh në një garë të tillë është e mrekullueshme. Një gjë e madhe për popullin tonë” – Tha ai pas triumfit 2-1 ndaj Marokut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: