Zbardhet fjala e deputetit Dashnor Sula ne mbledhjen e grupit parlamentar.

Dashnor Sula: Kryetar ndryshe nga mbledhja e parë kur ne folëm dhe ju na dëgjuat, madje mbajtët edhe shënime për ato që ne thamë sot unë shpresoj dhe besoj se ju keni ardhur me një formulë zgjidhjeje për këtë situatë. Gjatë këtyre ditëve, ju keni marrë kohën që ju është dashur por edhe unë dhe kolegët e mi kemi menduar dhe ideuar forma dhe mënyra të ndryshme reagimi përballë gjendjes në të cilën ndodhen demokratët sot. Dua të kërkoj vëmendjen e kolegëve dhe sidomos tuajën z. Basha, pasi dua të bëj një sqarim për rrugëtimin tim në PD që nga koha kur ju nuk ishit jo vetëm drejtues por as deputet i kësaj partie. E them që dua vëmendjen tuaj sepse në varësi të zgjidhjes dhe vendimeve që t’i do të marrësh në fund të kësaj mbledhjeje, mbase kjo mund të jetë edhe fjala ime e fundit në këtë grup. Ndonëse do të ishte gjëja e fundit që do të doja!

Ju kryetar por edhe Sekretari i Përgjithshëm, të cilin në këto zgjedhje e delegove si drejtues politik në Elbasan, e dini fare mirë angazhimin dhe kontributin që kam dhënë. Fol Gazi, më thuaj nëse e kam gabim? A jam unë ai që e kam mbuluar 50% të fushatës së zgjedhjeve të 25 prillit ne Elbasan me çdo shpenzim që kam pasur? E kam bërë me zemër dhe ndërgjegje të pastër që nuk po e bëj as për Lul Bashën dhe as për Gaz Bardhin, por për një parti dhe njerëz që i dua me shpirt. Çfarë kam kërkuar unë për gjithçka që kam dhënë? Asgjë! Absolutisht asgjë! Ja ku e ke z. Basha gjithë grupin parlamentar që të mbështeti në vendimin që more për Sali Berishën. Pavarësisht se ti personalisht pavarësisht insistimit të gjithë kolegëve nuk dole asnjë ditë në bazë për ta sqaruar atë vendim. Unë nuk jam bërë pishman sepse nisemi nga parimet e kushtetutës tonë, statutit që në prambulën flet për marrëdhënien me SHBA. Por nëse thua kam partneritet me SHBA, sillu si politikan perëndimor! Mos ngel rob i egos për të qenë domosdoshmërisht në krye të kësaj partie, pavarësisht çdo rezultati. Ka ardhur koha që të gjithë të marrin frymë lirisht. Ti vetëm i pari ke nevojë!

Mua më vjen keq ta them, por ky është një fakt tashmë i dokumentuar edhe elektoralisht. Z. Basha dua të jem i sinqertë dhe i drejtëpërdrejtë! Politika është perceptim dhe në perceptimin publik ju nuk jeni fitues! Zgjedhjet e 6 marsit e treguan këtë! Unë i pari kam pritur që me vendimarrjen për Berishën t’i të ndiheshe dhe të demostroje që je një njeri i lirë dhe që je një politikan me vizion. Nuk kanë kaluar një kohë e shkurtër janë 6 muaj dhe çfarë ke bërë ti në këto 6 muaj? Asgjë! Sali Berisha një person 77 vjeç bën 12 fushata në secilën bashki ku kishte zgjedhje të pjesshme. Madje, madje në atë që ishte edhe qëllimi parësor politik i “Foltores” në Shkodër, shkon dhe bën 12 takime. Po t’i ku ishe? Po ne ku ishim? Pse nuk takoje t’i njerëz? Pse nuk zhvilloje t’i takime? Kishe shpresë se qytetarët dhe demokratët nuk do të shkëputeshin nga logo? Ja që e ke menduar dhe parshikuar gabim! Përtej dashamirësisë tonë, për të gjithë gabimet dhe kostot që ndoshta pa dëshirën tënde i ke shkaktuar PD sot unë të kërkoj që përtej egos personale duhet të bësh një hap pas dhe të japësh dorëheqjen! Z. Basha lirojani lakuan që i është hedhur në fyt kësaj partie! Bëni ju i pari aktin dhe na lejo të gjithë bashkë të nisim një proces përbashkimi.

Megjithese ne vitin 2013 isha per heren e trete qe kandidoja ne zonen e Peqinit dhe i gjith qarku i Elbasnit pati nje rezultat Zhgenjyes kualicioni i djathte. Vetem ne Peqin une se bashku me Zotin Aqif Rakipi kemi fituar perballe Kualicionit PS dhe LSI me rreth 1 mije vota para. Pavarsisht qe mandatin tim e mori kandidati i PR i cili mbrenda 2 muajve pastaj kaloi tek LSI dhe perseri mbrenda pak kohesh kaloi tek PS ne saj te atij sistemi zgjedhor. Dhe pavarsisht qe une humba mandatin e deputetit perseri nuk u dorezova dhe per 8 vite dhashe kontributin per PD ne qender dhe PD ne baze ne Peqin e pavarsisht rezultateve teper zhgenjyese ne 2015 DHE 2017 u riktheva une bashke me te gjithe demokratet e Peqinit dhe te Belshit me nje rezultat te dyfishuar votash krahasuar me rezultatin e 2017. Dhe me nje rezultat votash preferenciale te pakerkuar kurre njeher te vetme gjate fushates vota personale me rreth 8 mije vota. Cfar tregon kjo qe pas rrikthimit per here te 4 dhe pas 8 vitesh dhe rezultati eshte i mire nuk po them shum i mire. Por krahasuar me 2017 eshte padyshim shum i mire. Tregon zoti Basha qe politika matet me rezultate nuk matet me llafe. Ju keni humbur cdo gare ne 2015. 2017. E humbet ne tavoline garen e 2019. Garen me te rendesishme jo vetem per demokratet por per gjithe shqiptaret zgjedhjet e 25 prillit qe bene te mundur instalimin e regjimit te Edi Rames dhe jo te PS. Dhe se mundi me 6 mars per zgjedhjet ne 6 bashki qe ishte nje test shum i rendesishem pasi merrnin pjese ne votim thuajse 1 e 3 e zgjedhesve Shqiptare. Kjo tregon se pavarsisht qe sjane te gjitha fajet e tuaja absulutisht pasi eshte pergjegjesi dhe e jona si Deputet dhe si struktuara te PD. Por dhe se Edi Rama padiskutim ben gjithcka me ti vjedhur zgjedhjet por kjo kurrsesi sduhet te na beje te mendoim qe ne te mbajme kryetar juve patjeter meqe Edi Rama na i vjedh votat dhe ju bashke me ne nuk jemi te zotet ti ruajme apo ti presim.duart e vjedhjes qe ai ben. Po ju kujtoi vetem krahasimin me nje ekip futbolli ne te gjithe boten qe kur humbet ekipi disa ndeshje i pari i cili largohet eshte TRAINERI dhe jo lojtaret pavarsisht qe kane faj lojtaret sesi luajne keq. Dhe arsyeja e vetme qe iken TRAINERI eshte rradhe te pare se ato lojtare ka zgjedhur per ekipin dhe ato lojtare si stervit mire dhe si motivon me dhe vijne humbjet. Rezultati eshte largohet TRAINERI dhe vjen nje TRAINER i ri qe te beje te mundur nxjerrjen nga vargu i humbjeve ekipin. Tani per momentin jemi ne mes te kampionatit 2021 deri ne 2025 qe do thote skemi si ti nderrioi lojtaret dmth Deputetet. Por duke qene se kemi nje ndeshje finale ne 2023 dhe qe duhet me e fituar patjeter qe mos biem ne kategorine e fundit amatore. Duhet patjeter TRAINER i ri qe keto lojtare te mire apo jo te mire qe kemi Deputetet ti shkundim ti motivoim dhe madje ti shtrengoim qe fitoim finalen e 2023. Aq me teper qe kurre nuk hiqen tifozet e ekipit te PD aq me shume ULTRASIT qe sot sjane tek PD zyrtare por tek vellezerit tane te FOLTORES. Pra duhet me u bashkuar patjeter ULTRASIT me tifozot e tjere besnik te PD qe te bejme mundur fitoren e 2023. Nese nuk ndodh ky bashkim e sigurte qe ULTRASIT dhe Tifozat besnik te PD jemi te sigurt ne humbjen 61 me zero ne 2023.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: