Në përfundim të sfidës me Gjeorgjinë ka folur dhe Sokol Cikalleshi. Sulmuesi 32 vjeçar kishte një rast të mirë për të shënuar dhe për këtë foli specifikisht, por dha dhe një koment për ndeshjen.

“Sot ishte ndeshje që mendoj se duhej fituar nga ana jonë. Pamë një Gjeorgji që ishe rreshtuar mirë prapa, teknikisht ishin mirë. Na bënë që të mos t’i vendosim tërë kohën në presion. Kishim raste unë dhe Vrioni po ashtu dhe Çekiçi. Një gol duhej ta kishim bërë.”

“Është mirë që janë ndeshje miqësore dhe ne shikojmë veten ku jemi dhe se çfarë duhet të përmirësojmë. Mendoj që kem dhe pak rrugë që të arrijmë aty ku duam të gjithë. Një kombëtare konkurrente me ekipet e mëdha dhe që fiton me të voglat.”

Loja e skuadrës “Kjo varet dhe nga kundërshtari. Duke ju referuar dy ndeshjeve të fundit, me Spanjën primare ishte mbrojtja. Kurse me ekipe që janë në nivelin tonë duhet të tentojmë diçka më shumë por të tregojmë dhe garanci prapa. Ishim kompaktë, rastet i patëm. Do mundohemi deri në qershor të përmirësohemi.|

Mund të shpërbeje tk rasti yt? – “E pashë videon, ishte një moment që duhej të pasoja. Në atë moment kisha besim që mund të shënoja. Meqenëse isha diagonal vetëm aty mund të godisja. Kisha siguri, në atë moment isha i fokusuar për të shënuar. Por duhej ta kisha pasuar.”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb