Ish-kryeministri Sali Berisha është ndalur pasditen  e sotme në Foltoren e radhës në Bilisht. Gjatë fjalës së tij Berisha mohoi kategorikisht që kjo betejë e nisur bëhet për interesat  tij personale. Ai tha se ka vendosur të përballet vetë me një vendim të padrejtë dhe se ajo është çështja e tij personale.

Berisha sërish nuk i ka kursyer akuzat ndaj kryedemokratit Basha veprimet e të cilit sipas tij janë antiamerikane.

“Edi Rama nuk të shpëton nga kjo shumicë gjigande e PD-së që ti kërkon ta nëpërkëmbësh. Do të përdor fjalën e jë diplomati të nderuar: Ka marrë fund politikisht. Me 11 demokratët janë në këmbë më të fuqishëm se kurrë. Do të përcaktojmë pas kësaj ditën e madhe të protrestës kombëtare në të cilën ne do të shpallim kërkesat tona deri në fitoren e plotë. Me 11 dhjetor do të votojmë një statut me të cilin kemi qëllimin më madhor, të rikthejmë lirinë, votën e lirë në PD.

Nuk mund të ndodhë kurrë që një vend të votojë i lirë nsëse forcat politike përjashtojnë votën e lirë. Basha vendosi në krye të PD-së një kryesi të emëruar nga ai. Kryesia e PD-së në shkelje flagrante 60% është e emëruar nga kryetari dhe është e paligjshme në statut. Akti ynë i parë madhoir do të jetë rikthimi i votës. Qëndrimet e Bashëa janë antiamerikane. Neni Basha do të jetë: Kryetari i PD-së jep dorëheqjen nëse humb zgjedhjet. Është e dëmshme në shumicën e rasteve nëse kjo nuk ndodh. Mos u kthefshin më kurrë si ai.  Ka 5 muaj që nuk takon asnjë aktivist, militant, degë përveç mureve të tij. Ai ka frikë nga firmat tuaja.  Tani nuk thotë që firmat nuk janë por nuk i njohin. Të gjithë qeveritarët, analistët janë kthyer në mbrojtje të tij. Basha u akuzua për pastrim parash në dosjen Muzin. Shkoi në gjykatë dhe ndërhyri Rama dhe e mbylli dosjen pa u dërguar në Gjykatën e Lartë.  Dje që fliste për pastrim parash e mbylli gojën sepse Rama do i kujtonte Muzinin. Dua t’i them dosjen e ke mbyllur duke lënë veten peng. Nuk është betejë personale kjo që po bëj edhe pse kam një çështje personale. E kam menduar mirë përpara se ta shpall çështje personale.  Kam vendosur të përballem vetë me këtë padrejtësi.  Mora këtë nismë që ju e  shndërruat në mrekullinë shqiptare. Basha po mbron veten nga dosjet e tij. Ne me pengje nuk kemi punë, ne jemi të lirë”- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: