Gjin Gjoka, Themelues i Dhomës së Biznesit të Diasporës, në një lidhje me Skype në emisionin “Open”, tha se është shumë e nevojshme për emigrantët që të bëhet amnistia fiskale.

“Kemi 30 vite në emigrim dhe kjo pritet sikur fëmija nënën për t’i dhënë qumësht… Sepse ju e dini sepse kur ne kemi punuar në Greqi, të gjithë kemi ikur në këmbë, kanë fjet në objekte të prishura, për të kursyer këto para e të blejmë diçka. Remitancat nuk kanë ardhur me banka. Unë kam shumë kontakte me diasporën, në asnjë mënyrë nuk mund ta kthejmë në politike, Shqipëria ka nevojë për një amnisti të tillë. Këto para janë një pjesë e të ardhurave në Shqipëri, mos mendoni si do sillen por çfarë është e sjell këtu…

Në SHBA, me ligj, lejohet kesh deri  në një masë, me përqindje, por ka emigrantë që kanë punuar në të zezë, dhe sot po ta premtoj se i njohuri im ka mbi 800 mijë dollarë, para loti dhe djerse, dhe ka 11 vite pa parë familjen, nëse bëhet kjo amnisti ju garantoj se do vijë dhe do t’i investojë në Shqipëri. Parimisht Shqipëria ka nevojë për amnisti në këto momente’, tha ai.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: