Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula shprehet se kjo qeveri duhet të largohet një orë e më parë, pasi e ka humbur realitetin.

Duke folur në një intervistë në “Neës 24”, Sula thotë se “PS dhe kjo qeveri e ka qelbur këtë vend dhe era vjen nga të gjithë krahët. Këta sa herë të hapin gojën, vjen era qelb. Por e them në tërësi, kjo klasë politike ka gjynahet e veta. Ne në 2013 na përzuri populli për shkak të korrupsionit”.

Ju e keni ndjekur çështjen e çmimit të karburanteve. Si e komentoni atë që po ndodh sot në treg?

Para 4 ditësh isha duke ardhur nga Mali i Zi dhe në Shqipëri dhe çmimi i naftës ishte 1.45 euro (diku te 180 lekë), në një kohë që në Shqipëri është 500 lekë më shumë. E njëjta gjë është në Maqedoni dhe Itali. Problemi është mjaft i thjeshtë, nëse në këtë periudhë krize Europa është prekur, të gjithë fqinjët tanë janë përpjekur që kriza të mos shkarkohet vetëm te qytetarët.

Kush duhet të ishte mekanizmi. Berisha deklaroi se ulja e taksës do të ulte edhe çmimin e naftës…

Qeveria ka ndarë mendjen që të pasurohet dhe të varfërohen qytetarët. Këtu duhet të ndahet risku mes shtetit dhe qytetarëve, nga një pjesë secili. Por jo që shteti të pasurohet dhe qytetarët të varfërohen. Maqedonia e ka çuar akcizën nga 18% në 6%. Greqia ka filluar nga e hëna tu rimbursojë nga 100 euro qytetarëve me makinë. Ndërsa këta duan që të ulin dificitin dhe së dyti duan tia japin këto lekë fimrave që kanë marrë tendera publikë.

Kush duhet të ishte mekanizmi për vendin tonë, ulja e taksës së naftës apo rimbursimi si në Greqi?

Ka mekanizma dhe qasje të ndryshme. Për një periudhë të caktuar mund të ulej akciza në 6% nga 20% siç e kemi tani. Maqedonia e ka çuar zero në ushqimet e shportës në këtë periudhë. Ky vend po shpenzon 3.6% të PBB për paketën e rezistencës, ndërsa ne 0.3%. ky është realiteti, kjo është e vërteta. 7.5% ishte vetëm rritja e çmimit të djathit dhe qumështit.

Po Bordet e ngritura nuk janë mekanizma?

Këto janë propagandë dhe për të treguar sikur e bëjnë uljen. Ka rënë nën 100 dollarë nafta në tregun ndërkombëtar, ndërsa këtu reflektohet vetëm rritja e çmimeve. Qëllimi i qeverisë është të ulin borxhin se janë mbytur me borxhe. Pa llogaritur PPP-të borxhi ka shkuar 83%.

Ju keni shkruar se sasi e madhe nafte kontrabandohet. i qëndroni ende këtij mendimi?

Patjetër që i qëndroj. Më gjeni llogjikën politike dhe ekonomike kur numri i makinave në 2021 krahasuar me 2011 është dyfishuar, ndërkohë që sasia e karburantit që importohet është më pak se 10 vjet më parë. Minimum do të ishte rritja e importit të naftës 50% për të mos thënë që duhej dyfishuar. i kam kërkuar Doganave dhe Tatimeve për të mësuar si ka ndodhur kjo.

Keni marrë përgjigje nga këto institucione?

Nga Doganat më ka ardhur një shkresë me përmbajtje absurdi dhe thonë “nuk të japim informacion sepse përbën secret doganor”. Ndërsa Tatimet nuk kanë kthyer përgjigje akoma. Tani e kanë kuptuar që dalin zbuluar dhe nuk japin më përgjigje. Mua këto të dhëna më takojnë si deputet i Shqipërisë, unë nuk ndalem. Prandaj i kam bërë thirrje edhe SPAK që të ndërhyjë, pasi mund të bëjnë falsifikime. Fakt është që pasi unë fola për këtë çështje, u kapën 80 tonë kontrabandë naftë me një peshkarexhë.

PD dhe PL po denoncojnë aferat të kësaj qeverie që nga inceneratorëve dhe deri te porti i Durrësit. Çmendim keni?

Mua personalisht nuk më bëjnë habi skandalet e kësaj qeverie dhe qeverive të mëparshme. Unë nuk e vë fytyrën time dhe të them para votuesve që jam kristal apo që nuk kam gëzuar privilegje, por pangopshmëria për pushtet dhe pasuri e këtyre njerëzve është marri. Atyre u janë errur sytë, mendojnë se do marrin gjithçka me vete. Kryetarët e bashkive që do të fitojnë vitin e ardhshëm duhet që urgjentisht të bëjnë transparencë për tenderat, se janë bërë tendera dhe nuk është bërë asnjë punë. Nëse hyn KLSH apo krimi ekonomik, do gjejnë pa fund.

Po flitet për një shtator të nxehtë. Si e shikoni të ardhmen e afërt politike?

PS dhe kjo qeveri e ka qelbur këtë vend dhe era vjen nga të gjithë krahët. Këta sa herë të hapin gojën, vjen era qelb. Por e them në tërësi, kjo klasë politike ka gjynahet e veta. Ne në 2013 na përzuri populli për shkak të korrupsionit.

Mundësinë e një qeverie Teknike e shihni në horizont?

Patjetër, por jo me njerëz që janë demaskuar. Nuk mund mund të shesë moral ndershmërie dikush që është marrë me prostitucion. Politikanët që dalin e flasin, duhet të shohin në fillim veten e tyre dhe njerëzit që i përfaqësojnë. Ka sot politikanë që shumë pak mund ti akuzosh. Nuk i thotë dikush Dash Shehit që është i korruptuar. Ka ardhur momenti që duhet të dalin njerëz të rinj që nuk kanë mëkate. Ka 30 vite që këto aktorë politikë lëvizin dhe qarkullojnë, njëherë sulmojnë, njëherë bëjnë të mirin. Por që duhet rrëzuar kjo qeveri, duhet bërë një sahat e më parë. Nëse ka burra e gra brenda PS-së duhet ti vënë frerët kësaj qeverie. Tani jo vetëm truri që ka ikur, por po ikën edhe krahu i punës. Në Peqin në 7 të darkës nuk ka më njerëz në rrugë. Mos shikoni Tiranën, është tjetër gjë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb