Azgan Haklaj, kreu i Unioni Artistik i Kombit akuzoi qeverinë se po godet simbolet kombëtare, të cilat bota i krijon dhe i ruan me fanatizëm.

I ftuar në rubrikën ‘Opinion’ në ‘News24’ Haklaj teksa u ndal tek kërkesa e tij që ministrja e Kulturës Elva Margariti, të jepte dorëheqjen, ai tha se ky institucion i përjashtoi nga mbështetja.

Po ashtu ai tha se ky institucion nuk ka çuar në Unecso Kanunin, si kushtetuta e parë, apo dhe Lahutën dhe çiftelinë.

“Kemi realizuar mjaft aktivitete kulturore. Kemi bashkëpunuar dhe me komunën e Strugës, e mposhtëm COVID-in. E bëmë festivalin në kërthizën e shqiptarisë, në Drin. Ajo që spikat është dhe sofra dardane në Tropojë. Festivali i valles Çame në Sarandë. Kemi bashkëpunuar me komunën e Deçanit, në festivalin kushtuar rapsodëve. Kemi një sërë aktivitetesh të tjera, realizojmë çdo vit sofrën shkodrane. Për këto aktivitete jemi nderuar me medaljen; Kalorësi i Skënderbeut dhe me medalje dhe nga qeveria e Kosovës. Bota i krijon pasuritë kombëtare, ne i përbaltim. Unioni artistik i kombit shqiptar u përfshi në një fushatë të rëndësishme për zgjedhjet në Maqedoni, për kryeministër shqiptar. Ne mbështetem liderin shqiptar, Ali Ahmetin dhe i urojmë suksese. Aktivitetet tona kanë pasur mbështetjen e pushtëve lokale dhe kemi zgjedhur qytetin e Bajrami Currit, Tropojën që shndërrohet në qershor në kryeqytet të kulturës kombëtare shqiptare. Përplasja e parë me ministrinë, ka qenë përjashtimi ynë nga mbështetja si morale dhe financiare. E rëndësishme ka qenë përfshirja në projektet shtetërore. Ne nuk jemi të përfshirë. Në çdo aktivitet ku bëjmë ne aktivitet, Ministria e Kulturës përpiqet që të bëjë një anti-aktivitet. Nuk shkuam ne UNESCO, humbëm Lahutën e çiftelinë. Ministria s’ka çuar ende në UNESCO Eposin e Kreshnikeve. Kjo qeveri po godet simbolet kombëtare. Festivali i Gjirokastrës, përkon me ditëlindjen e diktatorit Enver Hoxha.”, tha Haklaj.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb