Hermes Nikaj, i njohur edhe si “Zogu i Tiranës”, në një rrëfim ekskluziv për “Panorama plus“, për herë të parë pas 5 javësh në “kafaz” mes të fortëve problematikë, tregon se nga kush merr takime tashmë që ndodhet në qeli.

Në një intervistë telefonike me gazetën, Nikaj tregon për herë të parë se ç’po ndodh me të në burg, teksa zbulon se kjo situatë “më ka bërë ta vuaj dhe të jem nën kujdesin mjekësor me qetësues dhe serume”.

Ndërkohë që mediat kanë zbardhur të plotë dosjen për hetimin ndaj Hermes Nikajt, nga ku janë publikuar përgjimet e shumë bisedave me mikeshat e tij, Hermes rrëfen si iu shkatërrua jeta brenda një nate, duke pretenduar se është i pafajshëm.

26-vjeçari flet për ditët në qeli mes të burgosurve problematikë dhe shpresën se një ditë mund të shpallet i pafajshëm.

Kush vjen të të takojë në Burgun 313?

Vijnë familjarët, po mua më vjen turp! Unë s’jam mësuar kështu, këto pranga përbuzin dinjitetin tim.

Mikeshat VIP kanë ardhur të të takojnë? 

Te Drejtoria e Policisë vinin më sillnin ushqime, ndërsa këtu jo sepse nuk lejohet. Mua më vjen keq, se unë isha njeri i medias dhe në lajme çfarë nuk u tha për mua, po askush nuk erdhi të më pyesë këtu personalisht. Ky rrëfim i imi është eksluziv.

Je informuar për fatin tënd, çfarë dënimi rrezikon? 

Nuk e di sepse jam ende nën hetim. Unë kërkoj një masë më të butë, siç është arrest shtëpie apo paraqitje me detyrim. S’kam pasur asnjë precedent penal të mëparshëm, jam me arsim të lartë dhe kjo situatë më ka bërë ta vuaj dhe të jem nën kujdesin mjekësor me qetësues dhe serume./panorama

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: