TIRANE

Nga nesër, Universiteti “Luarasi” do të nisë mësimin online, në zbatim të rregullores së re nxjerrë nga ministria e Arsimit, pas shfaqjes së koronavirusit në vend. Përmes një mesazhi drejtuar studentëve, Rektorati i Universitetit “Luarasi” shkruan se kjo situatë nuk do t’na pengojë për të qenë bashkë edhe pse online.

“Mësimdhënia online është një proces i ri dhe patjetër do ketë vështirësi, prandaj këto ditë, komunikimi mes stafit akademik të universitetit dhe ju, do të jetë shumë intensiv.

Ne jemi gjithmonë online për tju ofruar kanale sa më të shumta komunikimi, në mënyrë që ta lehtësojmë këtë proces e të ofrojmë shërbim cilësor. Ne premtojmë, gjithashtu, ta bëjmë këtë proces sa më të lehtë për ju.

Qendroni të sigurtë dhe kujdesuni për veten e familjet tuaja!” -thuhet në mesazhin drejtuar studentëve.


Mesazhi i plotë:

Të dashur studentë,

Rektorati i Universitetit Luarasi gjen rastin tu përshëndes përzemërsisht ju e familjet tuaja dhe uron që situatën e krijuar nga COVID-19 ta kalojmë sa më shpejtë dhe sa më lehtë. Kjo situatë nuk do t’na pengojë për të qenë sërish bashkë edhe pse online.

Sikundër jeni njoftuar, Universiteti ynë për të ofruar mësimdhënie sa më cilësore për studentët e të gjithë cikleve, ditën e hënë datë 23.03.2020, nis mësimdhënien online. Klasat virtuale do të fillojnë në Platformën Online ekzistuese “Moodle Luarasi-LMS” dhe Office 365.

Mësimdhënia online është një proces i ri dhe patjetër do ketë vështirësi, prandaj këto ditë, komunikimi mes stafit akademik të universitetit dhe ju, do të jetë shumë intensiv.

Ne jemi gjithmonë online për tju ofruar kanale sa më të shumta komunikimi, në mënyrë që ta lehtësojmë këtë proces e të ofrojmë shërbim cilësor. Ne premtojmë, gjithashtu, ta bëjmë këtë proces sa më të lehtë për ju.

Qendroni të sigurtë dhe kujdesuni për veten e familjet tuaja!

Shihemi të hënën online!

Universiteti Luarasi.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb