Presidenti serb Aleksandër Vuçiç ka deklaruar se në botë ka mungesë të madhe si të armëve ashtu edhe të municioneve. Ai u shpreh se çdo armë e municion që prodhohet nga shteti i tij mund të shitet në vetëm tre ditë,

duke shtuar se për çdo granatë, bombë dhe raketë ka 10 oferta nga blerës të ndryshëm.
“Kjo tregon se në cilin drejtim po shkon bota dhe se është gjithnjë e më e vështirë të prodhohet, dhe kjo është arsyeja pse ne duhet të blejmë atë që nuk mund të prodhojmë dhe të mbështetemi në atë që mund të prodhojmë në industrinë tonë”, u tha Vuçiç gazetarëve në ekspozitën e armë dhe pajisje ushtarake të organizuar në Akademinë Ushtarake.

Ai shtoi se gjithçka që prodhon industria ushtarake e Serbisë “mund të shitet për tre ditë”, sepse p.sh., obusët NORA kërkohen nga të gjithë dhe se Serbia nuk mund të prodhojë aq sa për të plotësuar kërkesat në treg.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: