Partia Demokratike ka dënuar vendimin e KKT për të miratuar lejen për ngritjen e Teatrit  të Ri. Deputetja e zgjedhur e PD, Vokshi thotë se vendimi i sotëm është presion ndaj Gjykatës Kushtetuese.

Për deputeten, akti i sotëm arbitrat dëshmon se masakra zgjedhore e 25 prillit nuk zgjidhi asgjë për shqiptarët.

Ndërkohë ajo garanton se deri në fund të betejës PD do të jetë në krah të qytetarëve shqiptarë për të rikthyer legjitimitetin e demokracinë në vend.

STATUSI NGA ALBANA VOKSHI

Në fillim thanë se teatri duhej bërë me PPP dhe kulla sepse nuk kishin para. Mashtruan!
Sot thonë se teatri do bëhet duke shtuar borxhin publik, pa kulla. Mashtrojnë!

Pasi shembën barbarisht dhe në shkelje totale të çdo norme e ligji godinën historike, sot po shembin shtetin e së drejtës dhe po ushtrojnë prsion mbi vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese, duke vendosur  fillimin e punimeve për të ashtuquajturin Teatri i Ri.

Veliaj thotë 0 Kulla, por nxitimi për të filluar punimet zbulon qartë që interesi i regjimit Rama-Doshi nuk është arti, as kuktura, as Teatri, por vetëm fitimet marramendëse nga projekti korruptiv i kullave që do të shërbejnë si lavatriçe e parave të pista të krimit e korrupsionit.

Vendimi i sotëm është një tjetër akt i arbitraritetit, dhunimit të ligjit,  gjykatave dhe interesit publik, që dëshmon se masakra zgjedhore e 25 Prillit nuk zgjidhi asgjë pë shqiptarët.

PD do të jetë deri në fund në krah të betejës së Aleancës për Teatrin dhe qytetarëve shqiptarë për rikthimin e legjitimitetit dhe demokracisë në vend

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb