Në kohën  kur gjykata Kushtetuese ende nuk e ka shpallur verdiktin e saj për cështjen e Teatrit Kombëtar, ku kërkues është presidenti Ilir Meta, është kryebashkiaku Erjon Veliaj që njofton miratimin e lejes së ndërtimit të teatrit të ri. Qytetari i parë i Tiranës e bëri lajmin publik në rrjetin e tij social, ndërsa garantoi se në territorin e teatrit nuk do të ndërtohen kulla.

“Zero kulla në territorin e Teatrit të ri Kombëtar. KKT e Qeverisë Shqiptare sapo miratoi lejen për Teatrin e Ri Kombëtar të Bashkia Tiranë nga Bjarke Ingels”, njoftoi veliaj.

Ai sqaron më tej se Teatri i ri Kombëtar do të ketë një auditorium me 653 vende, një sallë BLACK BOX i vogël 150 vende, një BLACK BOX të madh me 350 vende, një AUDITORIUM në taracë 500 vende si dhe 2 kate parkim”.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Godina e Teatrit Kombëtar u shkatërrua gjatë një aksioni në orët e para të 17 majit 2020, ndonëse Shqipëria  ishte në karantinë për shkak të covidit, si dhe në kohën kur një grup artistësh dhe aktivishtësh Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, kishin më shumë se dy vite që protestonin në mbrojtje të godinës.

Cështja e Teatrit u bë objekt gjykimi është në gjykatën Kushtetuese, por pavarësisht se palët kanë më shumë se dy javë që kanë paraqitur argumentat e tyre, ende institucioni i drejtësisë, nuk e ka thënë fjalën e saj.

Ndërkohë, që qeveria shqiptare nga ana tjetër ka vijuar qetësisht procedurat për miratimin e lejes dhe ndërtimit të teatrit të ri, duke ia besuar projektit të arkitektit danez Bjarke Ingels. Ky i fundit është akuzuar nga Partia Demokratike, për shkelje të ligjit në realizimin e projektit të Teatrit, por më vonë këto akuza u rrëzuan nga prokuroria.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb