Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha ka vizituar origjinën e saj Kolonjën ku ka takuar edhe aktorin Xhevahir Zenelin.

Ai sot mbush 60-vjeç, dhe Gjosha gjen rastin t’i urojë ditëlindjen.

Për Gjoshën ishte kënaqësi që qëndroi mes patriotëve të saj dhe kaloi momente të bukura mes profesorësh e mjekësh të nderuar në Kolonjën e djepit të dijes, kulturës dhe traditave.

STATUSI NGA KLAJDA GJOSHA
Sot pata kënaqësinë të qëndroja mes patriotëve të mi, Kolonjarë, mes tyre dhe aktori i dashur @xhevahir.zeneli që sot festonte 60 vjetorin e tij! I uroj me zemër të bëhet edhe ??
Kolonja djepi i dijes, i kulturës dhe traditave! E lumtur që kalova disa momente të bukura mes profesorësh dhe mjekësh të nderuar me kontribute të jashtëzakonshme në fushat e tyre dhe në shoqërinë shqiptare?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb