E veçanta kur personazhet dalin te Ola është se ne njohim dhe shohim një anë tjetër të tyre, që ndoshta ata e kanë shfaqur rrallë në ekran, ose nuk e kanë shfaqur fare. Edhe me Klajda Gjoshën kështu ndodhi, përveç faktit që ajo rrezaton ëmbëlsi dhe mirësi në pamje të parë, zbuluam se është edhe shumë e ndjeshme. Aq më tepër kur bëhet fjalë për njerëzit e saj të zemrës.

Pjesë shumë e rëndësishme e jetës së Klajdës ka qenë babai i saj, të cilin fatkeqësisht ajo e ka humbur rreth një vit më parë. Mes lotëve, ajo tregoi marrëdhënien e ngushtë që ka pasur me të. “Është njeriu tek i cili unë vendosja kokën dhe isha e sigurt”, u shpreh Klajda. Ikjen e babait të saj nga jeta e cilësoi si humbjen më të madhe që i ka ndodhur. Klajda kujtoi se çdo dalje të saj ai e përjetonte me shumë emocion dhe nga meraku prindëror deri në ditën e fundit të jetës ka qenë skeptik për angazhimin e saj politikë.

Ish-ministrja e Integrimit tha se ka shumë njerëz te të cilët ajo gjen mbështetje, një prej tyre padyshim që është edhe nëna e saj. “Mamaja ime është një grua e jashtëzakonshme, një grua e fortë, aq sa kur e shoh them si ka mundësi që është e tillë?” rrëfeu ajo.                                                                                                                       Klajda tregoi se ka vetëm një motër dhe se ajo është pika e saj e dobët. Më tej shtoi se ato kanë qenë dhe janë të pandara, edhe pse motra e saj jeton jashtë vendit nuk ka ditë që ato nuk komunikojnë.

Surpriza për Klajda Gjoshën ishte nga vajza e tezes, të cilën siç edhe ajo theksoi e ka si motër të vogël. Fjalët e bukura dhe të ndjera të kushërirës, bën që ish-ministrja e Integrimit të emocionohej dhe përlotej sërish.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb