Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha, përmes një statusi në “Facebook” lajmëron se ka zhvilluar sot një takim me gra e vajza në një fasoneri.

Gjosha shprehet se puna e femrave në këto fasoneri nuk është aspak e lehtë, kurse shton se mbështetja ndaj punëtoreve të fasonerive do jetë prioritet i qeverisë së re, pas 25 prillit.

Postimi i ish-ministres së Integrimit, Klajda Gjosha:

Sot zhvilluam një takim me gra në fasonerinë që ato punojnë cdo ditë, ku kishin shumë për të ndarë me mua. Çdo ditë ato përpiqen për të siguaruar të ardhmen e fëmijëve të tyre. Puna e tyre nuk është aspak e lehtë!

Mbështetja e fasonerive do të jetë një prioritet i yni, në menyrë që pagat tuaja të jenë më të larta, puna juaj të jetë më e vlerësuar dhe të kemi mundësi të krijojmë më shumë vënde pune

#sëbashkumelsi? #lsi25prill?

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb