Ish-ministrja e Integrimit nga radhët e LSI, Klajda Gjosha përmes një statusi në Facebook, shphet se plaga më e madhe që po kalon vendi është largimi i rinisë dhe shtresës së mesme.

Ajo po ashtu rendit shkatërrimin e sistemit arsimor, barrën e taksave për ata që punojnë më shumë.

Sipas saj, ky vit i ri ka filluar me Countdown dhe se ndryshimi po vjen.

STATUSI I PLOTE
Të gjitha raportet për Shqipërinë flasin për një numër alarmant të larguarish nga vendi, ku mes tyre mbizotëron rinia dhe shtresa e mesme!
Shkaterrimi i sistemit arsimor, barra e taksave për ata që punojnë më shumë dhe jo për ata që fitojnë më shumë, ku 23% e taksave në vend paguhen nga shtresa e mesme, premtimet e pambajtura dhe injektimi i humbjes së shpresës, janë sot plagët më të mëdha në vend!
Detyra jonë është të punojmë me vizion dhe strategji me njerëzit dhe për njerëzit! Ndryshimi po vjen! Ky vit i ri ka filluar me Countdown! #mosehumbshpresën

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: