Në studion e emisionit “Real Story” ishte ftuar sot ish-deputetja, njëherësh ish-ministrja e Integrimit të LSI, Klajda Gjosha.

Ndërsa në fokus të diskutimit ishin zgjedhjet e 25 qershorit, Gjosha u shpreh se opozita do të jetë e bashkuar në këto zgjedhje dhe do hyjë në to si alternativa më bindëse për qytetarët.


“Kur ke pushtet i thërret edhe policët të heqin kapele dhe të bëjnë fushatë për PS, por në logjikën time kjo nuk është e drejtë.

Kur vihet në pushtet me timonin dhe tepsinë pa asnjë lloj programi s’ka çfarë bilanci të kesh, nga ana tjetër opozita është e bashkuar, ka frymën. Sot për mua sondazhi më i mirë është të takosh njerëzit, qytetarët e thjeshtë. Ata thonë se nëse s’ka ndryshim 26 prilli do të na gjejë me familjet tona për të ikur në Rinas, bashkë me familjet. Ndaj jemi këtu për t’i dhënë atyre një alternativë bindëse”,- tha ajo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb