Goditet një grup trafikantësh shqiptarë që kryenin transportin e klanestinëve shqiptarë nga Belgjika në Britaninë e Madhe. Hetimet për grupin në fjalë, siç raportojë mediat, kanë nisur që në korrik të vitit 2018 nga policia e Brukselit.

Nga hetimet e para rezultoi se klandestinët shqiptarë ishin dërguar nga Shqipëria në Belgjikë, më pas ishin vendosur në hotele në pritje të nisjes së tyre me kamion për në Mbretërinë e Bashkuar. Udhëzimet për transportin e klandestinëve vinin nga Mbretëria e Bashkuar, ku edhe qëndronin kapot e rrjetit.

Më 19 dhjetor 2019, hetuesit belgë, të ndihmuar nga kolegët e tyre nga Antwerp, Halle-Vilvoorde dhe Mons, ndërhynë njëkohësisht në shtatë adresa të ndryshme.
Gjatë këtij operacioni u arrestuan shtatë të dyshuar, me kombësi shqiptare. Dy persona u arrestuan me akuzën e trafikut të drogës. Gjatë operacionit, hetuesit zbuluan kokainë, një peshore dhe një makinë llogaritëse.

Në bashkëpunim me policinë britanike, kreu i organizatës u arrestua në të njëjtën kohë në Mbretërinë e Madhe. Pesë anëtarë të tjerë të organizatës, dy të dyshuar në Mbretërinë e Madhe, një i dyshuar në Greqi, një i dyshuar në Itali dhe një i dyshuar në Mal të Zi u arrestuan gjithashtu jashtë vendit. Pritet që së shpejti të ekstradohen drejt Belgjikës.

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb