Partnerja e ish-futbollistit Zherard Pike, Klara Kía ka paditur së fundmi paparacin e njohur spanjoll Hordi Martín, nga i cili tha se ndihej e sulmuar dhe e ngacmuar që kur u zbulua lidhja e saj me Pike.Pasi lidhja u bë publike, Klara është përpjekur ta mbajë jetën e saj private larg vëmendjes së shtypit dhe të mbetej aq anonime sa ia lejonte romanca me ish-mbrojtësin. Mirëpo, kjo nuk ka qenë e mundur, sidomos me akuzat për tradhti të Pike nga Shakira.

Kështu, e reja ka bërë një ankesë më 10 maj kundër një prej fotografëve që e ka ndjekur më shumë këtë herë në Katalonjë: Hordi Martín, i cili tani do të gjykohet për ngacmim dhe gjithashtu sulmim.

Nëse e reja i qëndron akuzave për të cilat ka paraqitur një ankesë në polici për përndjekjen këmbëngulëse dhe të vazhdueshme, paparaci do të përballet me një dënim nga tre muaj deri në dy vjet burg për ngacmim dhe tre muaj deri në tre vjet burg për lëndime. PanoramaSport

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: