“Fiksimi” i avokatit Spartak Ngjela pas bukurisë së Bora Zemanit është komentuar shumë, por si i ka pritur moderatorja e njohur komentet e tij.

Gjatë një interviste në “Shqipëria Live”, Spartak Ngjela rrëfeu se Bora Zemanit i kanë pëlqyer komplimentet që i ka bërë mbi “fizikun dhe klasin e saj”, madje sipas tij ajo e ka falënderuar.

Avokati tregoi se zgjedh këtë të dojë vetë për të komplimentuar, komente që i bën gjithmonë “brenda së bukurës”.

Borazemani 247318662 488235888928218 7538554315531055762 N E1639471406516 500x501

“Çfarë ka këtu, si nuk i ka pëlqyer? Asaj i ka pëlqyer, më ka thënë faleminderit. Pyetja që bëhet a është realiste apo fantazi? Është realizëm, ashtu është. Ajo ka pushtuar ekranet, natyrisht do i bëja diçka. Vlerësim është, nuk është nënvlerësim. Unë e përgëzova për karrierën e saj dhe ajo më falënderoi. Kam qenë në një emision menjëherë mbas kësaj. Unë zgjedh sa të dua unë, por publike kam bërë ato që janë të njohura publike. Komentet i bëj gjithmonë brenda të bukurës. Por bukuria pa intelekt nuk vlen, sepse nuk krijon stil, s’ka elokuencë, rrëzohet, bie bukuria”, u shpreh ai.

Bora Zemani 6 500x625

Në një koment që i bëri verën e vitit të kaluar, Spartak Ngjela i shkruante moderatores në komentet e fotove: “Bora, më lejoni t’ju komplimentoj për performancën tuaj me klas artistik… që është një harmoni e plotë midis intelektit të lartë, elokuencës së zgjedhur dhe bukurisë fizike. Sukses të përsëritur të kesh gjithmonë…”.

Bora Zemani 4 500x625

Ndërsa rreth një muaj më parë i shkroi sërish: “Bora, ti tani je një ikonë absolute e bukurisë në ekranet e Shqipërisë. Prandaj, estetikisht, ke arritur të jesh si një kryevepër arti për një audiencë shumë të gjerë.

Bora Zemani 31 500x625

Suksesi që keni vendosur në Shqipëri, për ju, do të mbetet si një memorie historike. Ju përshëndes miqësisht…”

Megjithatë Bora Zemani nuk iu është përgjigj asnjëherë publikisht./ PanoramaPlus

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb